Flash News

KRYESORE

Shqiptarët përballë serbëve; si u ulën liderët në tryezën samitit franko-gjerman

Në Berlin po zhvillohet samiti franko-gjerman për Ballkanin Perëndimor. Në tryezën e rrumbullakët ku merrnin pjesë të gjithë liderët, u vu re vendimi i organizatorëve gjermanë për të vendosur shqiptarët dhe serbët përballë njëri tjetrin.

Në njërën anë qëndrojnë kryeministri i Shqipërisë, kryeministri dhe presidenti i Kosovës dhe dy ministrat e Jashtëm. Në krah të tyre janë ulur kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Kroacisë.

Përballë shqiptarëve ndodhen presidenti dhe kryeministrja e Serbisë dhe në krah të tyre kryeministrat e Bosnjes dhe Sllovenisë, si dhe presidenti i Malit të Zi.

Angela Merkel dhe Emmanuel Macron deklaruan në konferencën e përbashkët se ky samit nuk ka për qëllim arritjen e një marrëveshje përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë, por normalizimin e marrëdhënieve dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritur me negociim të Bashkimit Evropian.

Të fundit