Shqiptarët po i vret edhe ajri i ndotur, në tre vendet e para për numrin e vdekjeve në Europë

Të dhënat e reja nga Organizata Botërore e Shëndetësisë tregojnë se vendet e Europës Lindore dhe ato të Ballkanit vuajnë shkallën më të lartë të ndotjes së ajrit dhe vdekjeve të lidhura me ndotjen e ajrit në të gjithë Evropën.

Sipas statistikave të reja të OBSH, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Shqipëria dhe Ukraina kanë normat më të larta të vdekshmërisë evropiane që i atribuohen ndotjes në shtëpi dhe ajër.

Shumë nga këto vende të njëjta, duke përfshirë ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, Poloninë dhe Hungarinë kanë nivelet më të larta mesatare vjetore të ndotjes së ajrit të qytetit.

Sipas të dhënave, Shqipëria është e treta në Europë për nga vdekshmëria nga ndotja e ajrit, pas Bosnjës dhe Bullgaisë. Shqipwria regjistroi me 166.1 vdekje për 100 mijë banorë, raporton Monitor.

Performuesit më të mirë të Evropës për mesataret e ndotjes së ajrit dhe vdekjet që lidhen me ndotjen e ajrit përfshijnë të gjithë Skandinavinë, Finlandën, Spanjën, Portugalinë dhe Irlandën.