Flash News

KRYESORE

Shqiptarët sërish shqetësim në Britani: Bandat e drogës kanë marrë nën kontroll Birminghamin

Shqiptarët sërish shqetësim në Britani: Bandat e drogës

Bandat shqiptare janë vendosur sërish në qendër të mediave britanike, të cilat ngrejnë shqetësim për fuqizimin e shpejtë në trafikun e drogës, por edhe të vjedhjeve me armë në rrugë.

Media lokale “Birmingham Mail” ka publikuar së fundmi një artikull ku raportohet se bandat shqiptare kanë marrë tashmë nën kontroll qytetin e Birmingham në Britaninë e Madhe.

“Mafia shqiptare po forcohet në tregtinë fitimprurëse të drogës dhe prostitucionit në Birmingham dhe West Midlands. Gangsterët që mbajnë nën kontroll botën e nëndheshme kanë lëvizur drejt qytetit, si dhe në Coventry e Black Country, duke u zënë vendin kriminelëve vendas”, thuhet në artikullin e kësaj media.

Më tej raportohen rastet e disa shqiptarëve të arrestuar vitet e fundit në Britani që lidhen me trafikun e dorgës.

“Në 2017-n, Policia e West Midlands arrestoi 140 shqiptarë, 51 ishin për drogë duke përfaqësuar kategorinë më të madhe. Në kontrast, policia arrestoi 1,467 rumunë  ku përfshiheshin 35 raste për drogë”, raporton Birmingham Mail.

Të fundit