Flash News

KRYESORE

Shqiptarët si rumunët, zgjedhin Suedinë për të nisur protestat kundër klasës politike

Shqiptarët si rumunët, zgjedhin Suedinë për të nisur

Rasti i emigrantëve rumunë që u mblodhën në Bukuresht për të protestuar kundër klasës së korruptuar politike, duket se po frymëzon edhe shqiptarët e Kosovës. Në rrjetet sociale po shpërndahet thirrja që shqiptarët t’i bashkohen protestës së planifikuar përpara Ambasadës së Kosovës në Stokholm.

Protesta do të zhvillohet më dy shtator, në orën 12:00, dhe një prej organizatorëve thotë se ardhur koha që shqiptarët të marrin kurajo dhe të protestojnë “kundër këtyre krimineleve që kanë kapur shtetin si mafia e Italisë dikur!”

“Shpresoj që kjo protestë do të shkrijë akullin që të tjerët të vazhdojne pas nesh”, shkruan Ilir Canhasi, organizator i protestës.

Reagimi i plotë:

Ju beje thirrje edhe nje here te gjithe juve qe ende e ndieni veten shqiptare, ju qe ende flisni shqip me femijet tuaj, ju qe jeni lodhur nga vendi juaj duke degjuar vetem lajme te keqija, merrni nje cik kurajo dhe ejani me familjet tuaja te protestoni kunder ketyre krimineleve qe kane kapur shtetin si mafia e Italise dikur!

E vetmja gje qe ne mund te bejme per momentin ne diaspore jane keto protesta, eja pra ne protesta, shprehe mllefin tend aty para ambasades.

Ambasade qe ende nuk kemi ambasador, ( gati 1 vit) kjo te tregon me se miri se cfare klase e dobet bene diplomacine e jashtme, kjo tregon nje mosmirenjohje per vendin Suedine qe ka bere aq shume per Kosoven!

Pra miqe te mi ejani ne proteste, tregoni veten se nuk jeni vetem “patriote” te shkrimeve ne facebook!

Une qe ju ftoj nuk i takoj asnje partie politike, i takoi vetem popullit tim!

Dhe jam nje kundershtar i forte i partive politike ne diaspore!

Shpresoj qe kjo proteste do te shkrije akullin qe te tjeret te vazhdojne pas nesh!

Boll mo!

Protesta mbahet para ambasades se Kosoves ne Stockholm!

Data: 2/9

Ora: 12:00

Të fundit