Flash News

KRYESORE

Shqiptarët solidarizohen me Xhakën dhe Shaqirin, mbledhin para për t'u paguar dënimin e FIFA-s

Shqiptarët solidarizohen me Xhakën dhe Shaqirin, mbledhin para

Kombëtarja e Zvicrës të premten e kaluar shënoi një nga fitoret me përmbysje ndaj Serbisë me rezultat 2:1, me golat e shënuara nga Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Këta të dy, së bashku me kapitenin Lichsteiner, festuan me shqiponjë nga gëzimi për atë sukses, gjë që bëri që të ndëshkohen nga FIFA me 25 mijë franga zvicerane.

Por, këtë dënim këta mund të mos e paguajnë vetë, pasi në internet  është hapur një fushatë për mbledhjen e shumës së nevojshme për të paguar gjobën e vendosur nga FIFA.

Është një person i quajtur Rilind Reka që në kompaninë e tij 'GoFoundMe' ke nisur këtë fushatë dhe deri më tani janë mbledhur 1,060 dollarë.

Festuan me simbolin e shqiponjës, FIFA merr vendimin për Xhakën dhe Shaqirin

Të fundit