Flash News

KRYESORE

Shqiptarët të fundit në rajon për pagat, Basha: Pasojat katastrofike të taksës progresive dhe një nga dështimet më të mëdha të qeverisë

Shqiptarët të fundit në rajon për pagat, Basha: Pasojat

Kryedemokrati Lulzim Basha ka shpërndarë në llogarinë e tij në Facebook një studim që konkludon se shqiptarët renditen të fundit në rajon për pagën në sektorin publik dhe privat.

Sipas Bashës kjo është pasojë e taksës progresive dhe një nga dështimet më të mëdha të kësaj qeverie.

Ai premton rritje të të ardhurave të shqiptarëve duke iu lehtësuar barrën e detyrimeve dhe taksave.

“Sipas studimit më të fundit, me qeverinë e Ramës shqiptarët kanë mbetur të fundit në rajon edhe për pagat në sektorin publik dhe privat. Këto janë pasojat katastrofike të taksës progresive dhe një nga dështimet më të mëdha të kësaj qeverie që punon vetëm për një grusht oligarkësh.

Shqiptarët meritojnë punë dhe mirëqenie dhe ne do t’i rrisim të ardhurat e tyre duke jua lehtësuar barrën e detyrimeve dhe taksave. Taksa e sheshtë prej 9% do të jetë më e ulëta në rajon prej të cilës do përfitojnë të gjithë të punësuarit dhe vetëpunësuarit në vendin tonë. #ditëmëtëmira”, shkruan kreu i PD.

Të fundit