Flash News

KRYESORE

Shqiptarët të parët për azil, Irlanda mund të vendosë veton për hapjen e negociatave

Zyra e emigracionit në Irlandë ka publikuar numrin e shtetasve qe kanë aplikuar për azil gjatë muajit dhjetor të 2018. Në vend të parë kanë kaluar shqiptarët, që lënë pas gjeorgjianët dhe sirianët, dy vende të përfshira nga trazira.

Sipas të dhënave, 459 shqiptarë aplikuan në total për azil, teksa arsyet kryesore janë për shkaqe ekonomike dhe politike. Shifra eshte dyfish me e larte krahasuar me te njejten periudhe te vitit 2017, ku aplikuan 282 persona.

Numri i lartë i aplikimeve ka shqetësuar autoritetet vendase. Ministrja për Çështjet Evropiane, Helen Mcentee në një vizitë në Tiranë javën e kaluar la të kuptohet se vendi i saj mund të mos votojë pro hapjes së negociatave në Qershor, që do të thotë se ato do të shtyheshin për herë të tretë.

Të fundit