All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

“Shqiptarët të përgatiten për protesta”, Berisha kritikon Metën e Bashën

“Shqiptarët të përgatiten për protesta”, Berisha
All - Paragraf - 1

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk i ka kursyer kritikat për opozitën dhe Presidentin Ilir Meta, për qëndrimet që mbajtën ndaj ndryshimeve në Kodin Penal, ku tashmë shqiptarët mund të dënohen me burg për përhapjen e virusit. Berisha u shpreh se Shqiptarët duhet të përgatiten për protesta pasi po u dhunohen të drejtat dhe liritë e tyre, ndërsa u shpreh se opozita duhet të jetë më aktive në qëndrimet e saj. Berisha gjithashtu foli dhe për maskat e skaduara, të personelit shëndetësor në Spitalin Infektiv.

All - Paragraf - 3

“Unë mendoj se shqiptarët duhet të përgatiten për protesta të fuqishme për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të tyre. Presidenti e ka firmosur, por unë nuk jam dakord. Edhe opozita duhet të jetë më aktive sepse po dhunohen të drejtat themelore të njeriut. Edhe në ligjin sanitar të Enver Hoxhës dënoheshe me 8 vjet burg. Heronjve tanë në vijën e parë të frontit u kemi dhënë maska të skaduara. Kryeministri tha për maskat (që denoncoi opozita) se nuk do jenë për infektivin, për ta kemi siguruar maska të tjera”, tha Berisha në “Opinion”.

Të fundit