Flash News

KRYESORE

“Shqiptarët u prenë në besë”, Dhimitri zbulon emrat e dy socialistëve që do të jenë 'viktimat e radhës së Ramës'

“Shqiptarët u prenë në besë”, Dhimitri zbulon

Deputetja Fatjona Dhimitri ka deklaruar se kryeministri Rama preu në besë opozitën. Gjatë fjalës së saj nga foltorja e Kuvendit Dhimitri u shpreh se viktimat e radhës të Ramës janë socialistët e vjetër si Gramoz Ruci dhe Pandeli Majko.

Ndërkaq, referuar seancës së sotme, Dhimitri tha se sot Rama po certifikon fundin e demokracisë në vend.

“Edhe pse do te doja shumë sot ti bashkohesha idese se bojkotit të kolegëve të mi “të thyer në besë nga kryeministri Rama”, vendosa të vija këtu se kisha dy fjalë për tu thënë për ramën, dhe për kolegët e mi....

Të nderuar kolege, ju ankoheni sot me të drejtë se Rama ju preu në besë duke mbyllur listat në emër të hapjes së tyre.. PO pse tani e zbuluat ju pabesine e Rames, pasi ju beri pjese te marreveshjes se turpshme per ndryshime te njeanshme të kushtetutës?

Pse kryeministri injoron sot sovranin kur vetëm disa ditë më pare ishte vet ai që nga foltorja e kësaj salle u shpreh se: Unë nuk mund ta injoroj shumicën, sovranin që do lista të hapura, prandaj ne do ti hapim ato 100%.

Votimi i ndryshimeve kushtetuese nga ju kolegët e mi opozitare, ishte në rastin më të mirë papjekuri politike dhe miopi, por në rastin më të keq, keq më vjen që po e them, por ishte pazar me Ramën, pazar që unë dhe pak të tjerë e refuzuam me neveri. Ai nuk I qëndroi atij pazari, dhe ju u mërzitët. U mërzitët sepse ai nuk u qëndron as pazareve, as marëveshjeve, e ka zakon. Është në habitatin e tij, ndaj mos u çudisni. Ai nuk i qëndroi marrëveshjes me ju, sepse ai nuk di t’u qëndrojë atyre.

Historiku na dëshmon se Rama i ka thyer të gjithë në besë ata që kanë guxuar ta mbështesin dhe të bashkëpunojnë me të,  që nga zanafilla, duke filluar me Nanon të parin që e solli nga Parisi e duke vazhduar me Metën, Majkon, Mejdanin, Doklen, Daden, etj, Kujtojmë thyerrjet e marrëveshjeve  e pabesive ndaj opozitës dje dhe sot ndaj opozitës parlamentare.

Por jam e bindur se kjo besëprerje nuk ka për të qenë e fundit për të. Pas disa ditësh a muajsh do dëgjojmë ankuesit e inatosur të rradhës. Dhe e dini kush do jenë ata?! Të zhgënjyerit e fundit të tij do të jenë Socialistët Rozë të mbetur si mish i huaj te Rilindja Pink e Ramës.

Pas të gjithëve, vë bast se rradhën për tu besëpreë prej tij do ta keni ju z.Ruçi, dhe ju z. Majko. Jam e bindur që ju dhe socialistë e të tjerë si ju, që nuk e ndalët monstrën që krijuat vetë, ju do jeni viktimat e rradhës. Rama do tu vrasë politikisht , dhe copat tuaja do tja vërë në sini të argjëntë Elisës që tju hajë si vakte mëngjesi.

Duke votuar sot mbylljen e listave, Rama bëri aktin e rradhës së besprerjes, ai sot po pret në besë shqiptarët që donin ti zgjidhnin vete deputetët e tyre. Sot pret në besë ndërkombëtarët dhe opozitën duke prishur 5 qershorin, sot pret në besë ëndrrën shqiptare të integrimit evropian. Sot Rama çertifikon fundin e demokracisë në këtë vend!

Historia do ta gjykojë si tradhetarin e interesave siperore te Shqiperise per pushtetin personal dhe te klanit te tij okult”, tha Dhimitri.

Të fundit