Flash News

KRYESORE

Shqiptari 30-vjeçar mes taksistëve përdhunues në Itali   

Shqiptari 30-vjeçar mes taksistëve përdhunues në Itali

Karabinierët e Corsicos kanë  arrestuar një taksist që akuzohet se ka përdhunuar një kliente. Ngjarja ka ndodhur në zonën Corvetto të Milanos, kur taksisti, maroken 32-vjeçar mori në makinë një vajzë, pas një mbrëmjeje në diskotekë.

Taksisti e ka çuar vajzën në shtëpinë e tij, ku më pas edhe e ka përdhunuar. Ai u arrestua nga policia me akuzën e dhunës dhe abuzumit sekusal.

Por mediat italianë thonë se kanë ndodhur edhe disa raste të tjera të ngjashme. Më 16 qershor në pranga përfundoi Ahmed Elshebbiny, 61 vjeç, taksist me origjinë egjiptiane, shkruan Ora News.

Ndërsa në janar ishte një shqiptar 30-vjeçar që u arrestua për të njëjtën gjë, edhe ai taksist i rregullt, i akuzuar për dy episode dhune seksuale ndaj pasagjereve 20-vjeçare, një e huaj dhe një italiane.

Të fundit