Flash News

KRYESORE

Shqiptari drejtonte nga burgu trafikun e kokainës, 200 mijë euro fitime

Shqiptari drejtonte nga burgu trafikun e kokainës, 200 mijë euro

Policia greke ka shkatërruar një grup kriminal të trafikut të kokainës i cili drejtohej nga një shtetas shqiptar që aktualisht ndodhet në burg.

Një pjesë mirë e drogës shpërndahej në një lokal nate në zonën Peristeri ndërsa sasi të tjera kokaine dërgoheshin si pako postare në zona të ndryshme të vendit dhe kryesisht në ishujt.

Policia thotë se vetëm gjatë muajve të fundit grupi ka nxjerrë nga trafiku i kokainës një fitim prej 200.000 eurosh.

Në kontrollet e ushtruara u gjetën dhe u sekuestruan një sasi kokaine me peshë 1,6 kilogramë; një pluhur i bardhë me peshë 750 gramë që përdoret për të përzier kokainën; një shumë parash prej 59.095 euro si dhe 30.000 lekë; 3 peshore precizioni elektronike; 6 automjete luksoze; një motoçikletë; 18 telefona celularë; 3 libreza bankare; dy karta bankare; një fletore dhe shënime të ndryshme me shuma parash dhe emra të shitjes së kokainës.

Të fundit