Flash News

KRYESORE

Shqiptari emërohet në krye të Shërbimit Inteligjent të Maqedonisë së Veriut

Shqiptari emërohet në krye të Shërbimit Inteligjent të

Mediat në Maqedoni raportojnë se Erolld Musliu do të jetë drejtori i ri i Agjencisë për Zbulim, siç është Shërbimi Informativ në Shqipëri. Musliu prej shumë vitesh është pjesë e këtij institucioni ndërsa së fundmi ka ushtruar detyrën e këshilltarit.

Sa i takon të dhënave personale, ai ka lindur me 11.09.1969 në Kërçovë dhe ka studiuar për kriminologji në Fakultetin e Sigurisë në Shkup. Përveç gjuhës shqipe dhe maqedonase, ai flet edhe serbo-kroatisht, anglisht, italisht dhe frëngjisht.

Gjatë karrierës së tij profesionale Erolld Musliu ka kryer disa trajnime ndërkombëtare, kurse dhe seminare që kanë të bëjnë me punën në terren të agjentëve, drejtimin e operacioneve të ndërlikuara si dhe kurse për udhëheqje taktike-strategjike operacionale nga sfera e zbulimit.

Të fundit