Flash News

KRYESORE

Shqiptari lidh me fishë celulari në qafë të dashurën mos të rikthehej tek ish bashkëshorti

Shqiptari lidh me fishë celulari në qafë të dashurën

Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur në javën e kaluar në Treviso të Italisë, ku është përfshirë një çift shqiptarësh.

30 vjeçari me origjinë nga Kosova ishte i lidhur prej kohësh me një 50 vjeçare dhe 'frika' e tij kryesor ka qenë se mos gruaja rikthehej tek ish bashkëshorti. 

Xhelozia dhe sherret e shumta kanë precipituar deri aty sa gruaja me origjinë nga Shqipëria të përfundonte në spital me të nxira.

Ajo ishte dhunuar barbarisht nga i dashuri i saj 20 vjet më iri. Goditjet i kishte marrë në fytyrë, krahë e madje edhe në zonat intime, këto të fundit për shkak të dhunës seksuale.

Madje mediat lokale në Itali raportojnë se 50 vjeçarja ishte lidhur nga qafa me një fishë celulari. 

Mjekët e spitalit kanë qenë ata që kanë lajmëruar policinë, e cila më pas ka bërë arrestimin e kosovarit, punonjës në një firmë skelash.

Të fundit