Flash News

KRYESORE

Shqiptari masakron me levë gruan me të cilën donte të martohej: Kjo është dita jote e fundit

Shqiptari masakron me levë gruan me të cilën donte të

Dalin detaje të reja në lidhje me masakrën e ndodhur në Angli ku një shqiptar dhunoi në mënyrë barbare patrioten e tij Blerta Sulaj.

Sipas “The Sun” shqiptari Fatmir Stefasani akuzohet për tentativë vrasjeje. Sulaj ka marrë dëmtime të rënda në kafkë, në shtyllën kurrizore dhe në disa pjesë të tjera të trupit për të cilat ka qëndruar 4 javë e shtruar në spital.

Prokuroria bënë me dijë se i akuzuari ka goditur me levë Blerta Sulaj në banesën e saj në lagjen Fulham në Londër.

Sipas dëshmisë së Blertës, Fatmiri ka dashur të martohej me të dhe se ata ishin takuar në vitin 2012 kur Sulaj ishte infermiere, ende pa shkuar në Angli.

“The Sun” raporton se Stefasani e kishte kërcënuar Blerta Sulajn duke i thënë se kjo është dita jote e fundit dhe më pas e kishte goditur fortë në pjesë të ndryshme të trupit, por 49 vjeçari i ka mohuar të gjitha akuzat ndaj tij.

Të fundit