Shqiptari qëllon me thikë gruan dhe më pas e djeg me acid, detajet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Itali ku protagonist ka qenë një shqiptar i cili pas një sherri ka sulmuar me thikë gruan e tij dhe më pas i ka hedhur acid.

Ngjarja ndodhi në një apartament të një ndërtese në Salinatore të Forlì-s.

‘Ansa’ shkruan se fill pas krimit, burri u arratis me makinë bashkë me dy fëmijët. Ndërkohë, 37-vjeçarja nga Shqipëria, u dërgua në spital, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën pasi mori plagë dhe djegie.

Burri nga Kosova është shpallur në kërkim nga policia italiane. Kanë qenë fqinjët e çiftit ata që ndërhyn në kohë , pasi kanë dëgjuar ulërimat e gruas, ndërsa i kanë ardhur në ndihmë për t’i pastruar lëkurën që ishte djegur nga acidi.

Ndonëse ata janë përpjekur të ndalojnë autorin, ai është larguar bashkë me dy fëmijët. Nga hetimet e deritanishme të policisë, dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive xhelozie. Sakaq, policia po heton lidhur me zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.