Flash News

KRYESORE

Shqiptari Seferi Seferi përballë boksierit Tyson Fury më 9 qershor

Boksieri i njohur, Tyson Fury do të kthehet në ring me 9 qershor në Manchester Arena, pas 30 muajve pushim dhe kundërshtari i ish-kampioni i botës WBA, WBO dhe IBF do te jëtë shqiptari Sefer Seferi.

39-vjeçari, i cili ka lindur në Maqedoni ka kaluar të gjithë karrierën në peshat e mesme dhe ka një rekord prej 23 ndeshjesh të fituara nga 24, ku 21 prej tyre me nokaut.

Seferi, njihet me nofkën ‘The Real Deal’, dhe ka pasur ndeshje në Gjermani, Austri, Zvicër, Maqedoni dhe Kosovë, por kurrë në Britani. Ai është pjesë e BoxRec, dhe është i dyti më i mirë në peshën e tij pas vëllait të tij, Nuriut.

"Kjo do të jetë një ndeshje e vështirë për Fury," tha Seferi. "Unë jam shumë i disiplinuar dhe gjithmonë i gatshëm për t’u ndeshur me çdo kundërshtar, kjo nuk do të jetë një natë e lehtë për të, unë po vij në Manchester për të mundur një nga legjendat e boksit të shekullit të 21-të”.

"Ai është i gjatë dhe i fortë, por ai nuk do ta përballojë për presionin tim. Dy vjet e gjysmë jashtë ringut është një kohë e gjatë dhe askush nuk e di nëse ai është ende i njëjti luftëtar që e theu Vladimir Klitsçko, do ta shfrytëzoj këtë mundësi me të dyja duart ", shtoi ndër të tjera Seferi për mediat britanike.

Nga ana tjetër, qëllimi i Fury i madh është ndeshja me Anthony Joshuan pas një viti.

[caption id="attachment_150782" align="alignnone" width="3388"] SONY DSC[/caption]

Të fundit