Shqiptari vdes duke luajtur futboll

Një shqiptar ka humbur jetën ndërsa ka qenë duke luajtur futboll në plazh me miqtë e tij. Ngjarja ka ndodhur në zonën Arvi në ishullin e Kretës, ku 47 vjeçari ka humbur ndjenjat gjatë lojës dhe më pas është rrëzuar.

Me gjithë ndihmën e një mjeku që ndodhej aty pranë, shqiptari nuk ia ka dalë dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Ndërkohë, pritet rezultati i ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.