Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Shqiptarja akuzon ish-presidentin gjerman për ngacmim seksual: Më kërkoi të zhvishesha
Shqiptarja nga Maqedonia, Zana Ramadani, e cila është bashkëthemeluese e lëvizjes feministe “Femen”, në Gjermani, në promovimin e librit të saj ka akuzuar ish-presidentin gjerman Joachim Gauck për sjellje të pahijshme.
Sipas gazetës ‘Berliner Zeitung’, në librin e saj “Seksizmi mbi burrat pushtetin dhe gratë”, skena që përshkruhet ka ndodhur në qershor të vitit 2016, në kështjellën Bellevue në Berlin.
Pas daljes së saj publike me gjinj të zbuluar gjatë protestave kundër diskriminimit të gruas si aktiviste e “Femen”, presidenti gjerman e ka pyetur Zanën nëse do të zhvishej edhe aty në kështjellë.
Pasi ajo i është përgjigjur se fustani i saj ishte shumë i komplikuar për ta bërë një gjë të tillë, ai i ka thënë se mund ta ndihmonte ta zhvishte po qe nevoja.
Ajo gjithashtu ka thënë se gjate fotografimit të përbashkët ai e ka përqafuar dhe ka vënë krahun mbi ijet e saj.
“Unë prisja madje pothuaj që dora e tij të rrëshqiste më poshtë drejt ijeve...Isha e prekur në mënyrë të pakëndshme por e lashë të ndodhte. E çfarë do të bëja unë? Ai ishte president federal”, shkruan Ramadani në librin e saj.
Ndërkohë i pyetur për këtë situatën nga gazeta “Berliner Zeitug”, ish-presidenti Gauck nuk dashur të marrë qëndrim dhe në vend të tij është përgjigjur avokati i tij, Christian Schertz, i cili ka thënë se akuza e Zanës nuk ka asnjë bazë.
“Akuza e zonjës Ramadani nuk ka asnjë bazë. Po të lexohet më tej teksti më saktësisht, aty shkruan se z.Gauck e ka vendosur dorën rreth saj ashtu siç është e zakonshme për bërjen e një fotografie të përbashkët”, ka thënë avokati.