Flash News

KRYESORE

Shqiptarja ‘e panjohur’ lë pas Dua Lipën në ‘Spotify’

Listës së këngëtareve me origjinë shqiptare që po sundojnë industrinë e muzikës në SHBA dhe Britani të Madhe po i bashkohet me shpejtësi një tjetër shqiptare. Bëhet fjalë për Amanda Koçi, apo siç njihet me emrin e artit, Ava Max, e cila po korr sukses me këngët e reja.

Ava ka publikuar në gusht të këtij viti këngën ‘Sweet but Psycho’, që tashme renditet në vendin e 30 në 50 këngët më të dëgjuara në të gjithë botën në ‘Spotify’. 24 vjeçarja ka lënë pas vetes Dua Lipën, që renditet në vend të 32 me këngën ‘Electricity’, ndërkohë që është vetëm një vend pas Rita Orës me këngën ‘Let You Love Me’.

‘Sweet but Psycho’ është renditur në vend të parë në Suedi dhe në vend të tretë në Norvegji e Finlandë.

Ditën e sotme është publikuar kënga ‘Make Up’ ku Ava Max ka bashkëpunuar me Jason Derulo dhe Dj Vice.

Ava ka arritur të bëhet gjithashtu pjesë e albumit më të ri të David Guetta, me të cilin ka realizuar këngën ‘Let It Be Me’, e publikuar një muaj më parë.

Amanda Koçi ka lindur në Wisconsin të SHBA-së dhe aktualisht është nën menaxhimin e kompanisë së njohur ‘Atlantic Records’

Të fundit