Shqiptarja mahnit jurinë italiane me një version të padëgjuar të “Shallow”

Është shtuar goxha numri i shqiptarëve që po mahnitin juritë dhe kompeticionet e talenteve jashtë Shqipërisë. Rasti më i fundit është ai i shqiptares nga Kosova, Vanesa Krasniqi, e cila ka surprizuar jurinë italiane të “Italia Got`s Talent”.

Vanesa ka kënduar para katër anëtarëve të jurisë këngën “Shallow” në një version të padëgjuar më parë, në versionin Chipmunk. Për zërin e Bradley-t në këngë, Vanesën e ndihmoi anëtari i jurisë Frank Matano, i cili i dha një “po” të menjëhershme.

Më pas ajo këndoi një tjetër këngë me zërin e saj normal dhe i mahniti të gjithë. Vanesa arriti kalonte në fazën tjetër, edhe pse juria bëri një përjashtim nga rregulli duke i dhënë edhe një shans për një këngë të dytë.