Flash News

KRYESORE

Shqiptarja në Amerikë i dedikon projektin e veçantë të prekurve nga tërmeti

Shqiptarja në Amerikë i dedikon projektin e veçantë

Ka lindur dhe është rritur në New York, por Enis Nikaj nuk resht asnjëherë së treguari se është shqiptare dhe krenare. Ajo është një nga talentet e rinj në muzikë, të cilën shumë prej nesh e njohim edhe për covera-t që realizon.

Enisa i ka dedikuar një këngë të veçantë të prekurve të tërmetit të 26 nëntorit dhe ka njoftuar se 100% e fitimeve të këngës do të shkojë për ta.

"E shkrova këtë këngë me Dimitri Ehrlich për vendin tim të bukur, Shqipërinë, për viktimat e tërmetit që ata ta mbajnë kokën lart. 100% e fitimeve të kësaj kënge do të shkojnë për viktimat e tërmetit, kështu që ju lutem blijeni në iTunes, do ta vlerësoja shumë (kushton vetëm një dollar)”- shkruan Enisa në postimin e saj.

Kënga titullohet "Something Beautiful (Na jena nja)".

Të fundit