Flash News

KRYESORE

Shqiptarja nga Vlora pjesë e zgjedhjeve në Bruksel

Shqiptarja nga Vlora pjesë e zgjedhjeve në Bruksel

Një shqiptare do të jetë pjesë e zgjedhjeve që do të mbahen në Bruksel në tetor të këtij viti. Alketa Selimaj, është kandidate për anëtare të Këshillit Bashkiak dhe renditet e treta në listën ‘Alternative Humaniste’ në komunën e Koekelbergut.

Banuese prej shumë vitesh në Koekelberg, Selimaj është e angazhuar në shoqata të ndryshe, midis tyre edhe ‘Eagle Event’ ose ‘Albelget’. Kjo e fundit është e para shoqatë për femrat shqiptare në Bruksel në të cilën Alketa është edhe një nga themelueset.

Alketa Selimaj është 30 vjeçe dhe si shumë shqiptarë të tjerë,  është larguar me familjen nga Vlora në moshën 12-vjeçare drejt Belgjikës. Alketa ka kryer studimet Bachelor për Drejtësi dhe gjithashtu ka kryer dhe Master në studime europiane. Në gusht të  vitin 2012, ajo filloi punë si këshilltare politike për Presidenten e Parlamentit frakofon të Brukselit. Aktualisht punon me ish-kryeministren dhe ish-ministren e Brendshme të Belgjikës. Plus punës së saj si këshilltare, ajo është e angazhuar me Partinë, në të cilën është sekretare ndërkombëtare e të rinjve.

Në këto zgjedhje, ka dhe shumë kandidat të tjerë me origjinë shqiptare do të prezantohen në disa komuna dhe në parti të ndryshme. Ky është një hap pozitiv për Shqipërinë duke i bërë këta të rinj, ambasadorët e parë të saj.

Të fundit