Shqiptarja vlerësohet si “Aktorja më e mirë” në Festivalin e Filmit në Kanada

Aktorja dhe producentja shqiptare, na Golja, është vlerësuar me çmimin si “Aktorja më e mirë” për rolin e saj në filmin “Lavazza Film Festival” në ‘Festivalin e Filmit në Kanada.

Golja ka dhënë këtë lajm në rrjetet sociale dhe ka përshkruar ndjesitë pas vlerësimit si “Aktorja më e  Mirë”.

 “Nuk e di ende se çfarë ndodhi mbrëmjen e djeshme por përfundova me një çmim me emrin tim. Pafundësisht mirënjohëse për vlerësimin si aktorja më e mirë në ”Lavazza Film Festival”. Faleminderit të gjithëve”, shkruan ajo në Instagram.

Fimi  “The Cuban” ka për producente artisten me prejardhje shqiptare, Ana Goljan. Golja tha se filmi “The Cuban”, ku edhe ajo luan rolin e infermieres së re duke u shërbyer pleqve në një shtëpi shëndeti ka ardhur si frymëzim nga gjyshja e saj:

“Mesazhi nga stërgjyshja gjithmonë ka qenë të jesh njeri i mirë, dhe më ka mësuar të jem bujare, e respektushme, dhe ta shijojë sa më shumë jetën. Mesazhi që jap unë është t’i duam prindërit dhe gjyshërit dhe të kujdesemi sa më shumë për ta”