Flash News

KRYESORE

Shqiptaro-amerikani që ishte pjesë e misionit “Apollo 11” në Hënë

Shqiptaro-amerikani që ishte pjesë e misionit “Apollo 11”

Të gjithë keni dëgjuar, keni parë fotografi apo dokumentarë që tregojnë mbi misioni “Apollo 11” në hënë. Por a e dinit se pjesë e këtij misioni ka qenë dhe një shqiptaro-amerikan?

Këtë fakt e ka njoftuar ambasada amerikane në Tiranë, nëpërmjet një postimi në faqen e facebook-ut, ku tregohet qartë se shqiptari që mori pjesë në misionin “Apollo 11”  ishte Wilson Kokalari nga Gjirokastra, i cili kishte emigruar më pas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“A e dini se një shqiptaro-amerikan ka qenë pjesë e misionit të Apollo 11 në Hënë? Wilson Kokalari u lind në Gjirokastër dhe emigroi në Shtetet e Bashkuara në moshën 1 vjeçare. Si inxhinier, Wilson Kokalari luajti një rol të rëndësishëm në misionin Apollo 11. Ai ndihmoi në koordinimin e zbritjes së Apollo 11, por gjithashtu shkroi edhe udhëzuesin që ndihmoi astronautët e Apollo 11 të zbrisnin anijen e tyre kozmike. Fotoja tregon qendrën e komandës të NASA-s në momentin e nisjes”, shkruhet në faqen e ambasadës.

Të fundit