Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Shtatë deputetë japin dorëheqjen nga Partia Laburiste e Britanisë
Shtatë deputetë kanë dhënë dorëheqje nga Partia Laburiste e Britanisë dhe tani do të qëndrojnë në parlament si ligjvënës të pavarur.
Mëngjesin e sotëm, në një konferencë për media, u njoftua nga deputetët e dorëhequr vendimi për t’u larguar nga partia opozitare. Deputetët e dorëhequr janë: Chuka Umunna, Luciana Berger, Chris Leslie, Angela Smith, Mike Gapes, Gavin Shuker dhe Ann Coffey.
Berger tha se Partia Laburiste ishte bërë institucionalisht anti-semitiste, duke shtuar se ajo ndjehet e turpëruar me qëndrimin në parti. Leslie, nga ana e tij, tha se partia ishte plaçkitur nga politikat makinerike të të majtës së ashpër.
Ndërkohë, Gapes tha se ishte i zemëruar dhe i sëmurë nga anti-semitizmi i dyshuar brenda partisë dhe se udhëheqja e laburistëve po lehtësonte largimin e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Europian (BE).
Umunna, një nga shtatë deputetët që dhanë dorëheqje, tha se politika është prishur. “Nuk duhet të jetë në këtë mënyrë. Le ta ndryshojmë atë”, shtoi ai.