Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Shtatë orë operacion, Ina Nuka përfundon ndërhyrjen e tretë në Ankara; Zëdhënësi i policisë: Kolege ia dole!
Ina Nuka efektivja e policisë e cila mbeti e plagosur në protestën e 22 nëntorit para Parlamentit ka përfunduar edhe ndërhyrjen e tretë dhe më të vështirë në spitalin e Ankarasë, atë të transplantit të gishtit të madh. Kolegu i saj, zëdhënësi i policisë së shtetit, Gentjan Mullai shkruan në rrjetet sociale se ndërhyrja e fundit ka përfunduar me sukses ndërsa ka zgjatur plot shtatë orë.
Statusi i plotë:
Kolege, ja dole. Shërim të shpejtë dhe sa më parë rikthim në shtëpinë e Policisë, aty ku ëndrra jote do vijojë të realizohet.
Besoj se rrjedha e furishme e përditshmërisë, shumëllojshmëria e ndodhive, evenimentet dhe hapësira kohore e fashitën sadopak ngjarjen para sallave plenare të Parlamentit të Shqipërisë, ku padrejtësisht e fatkeqësisht mbeti e gjymtuar një nga koleget tona, e re në moshë dhe në profesion, INA NUKA.
Por pavarësisht gjithë këtyre faktorëve, jemi ne familja më e madhe, Policia e Shtetit që s'të harron, që është krahas familjes tënde dhe njerëzve të tu të dashur, është vëmendja dhe përkushtimi i Ministrit dhe Kryeministrit që bënë të mundur që Ti kolege, pas 3 operacionesh në Ankara të Turqisë, ku sot operacioni zgjati 7 orë në këto momente të ndihesh më e lehtësuar nga ajo dhimbje vrastare, nga ajo ngjarje e shëmtuar, kur përveçse bëje detyrën s'kishe asnjë faj tjetër që duhet të gjymtoheshe kështu, sa të rrezikuan seriozisht edhe jetën.
Por kjo është detyra jonë, plot sakrifica, vështirësi, rreziqe deri në sublime. Këto e bëjnë edhe më të bukur misionin tonë, i japin kuptimin dhe vlerën e duhur në sytë e qytetarëve të ndershëm që duan ligjin, rendin dhe qetësinë për të jetuar në harmoni me këto parime.
U bërë lajm i ditës, kryetitull i gazetave, bisedë e tavolinave, bisedë e vatrave familjare, statuseve në fb, pastaj pre e sulmeve me qëllime, jo është e jo s'është plagosur, jo je e trajnuar apo je e paaftë, e plot të tilla.
Por ti INA mbi të gjitha, u shndërrove në një motiv për të gjitha koleget dhe kolegët, për të bërë detyrën akoma më mirë, më me profesionalizëm, më me përkushtim, më me humanizëm ndaj qytetarëve dhe më me ashpërsi përballë paligjshmërisë dhe krimit dhe sulmeve dashakeqe.
Ne familja jote e madhe, të urojmë shërim të shpejtë dhe sa më parë në krye të detyrës.