Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Është dita e parë e 2018, që do të thotë se jemi mu në fillim të rrugës 365 ditëshe për të plotësuar të gjitha premtimet dhe vendimet që kemi marrë në dhjetor 2016. Unë, duke qënë se e kam plotësuar mosrealizimin e premtimeve të bëra për 2017, kam vendosur të bëj listën e premtimeve që (nuk) do të mbaj në 2018.
- Do të ndjek palestrën rregullisht
E di, më 5 janar do të regjistrohem në palestër, do ta ndjek rregullisht për një muaj, kohë gjatë të cilës do të bëj “uff e puff” në Facebook, dhe pastaj do ta lë. Do ta lë sepse një ditë do më duhet të punoj vonë në zyrë. Një tjetër ditë do të dal për darkë me miq, pastaj është edhe ajo gota e verës që kam lënë me atë shoqen. Është dhe ajo dita që do jem pa qejf, e ndjekur nga viti “Më lini të jem e lumtur në derrlikun tim”...dhe ja ku erdhi dhjetori i 2018, dhe unë dhe palestra bëjmë një vit të ndara.
- Do të kursej para
Zbatimi i këtij premtimi nuk fillon në janar, se rroga me të cilën duhet të jetoj në janar është harxhuar që në dhjetor. Rroftë shkurti, që është i shkurtër dhe na ndihmon të kursejmë ca. Por, pastaj vjen marsi, prilli dhe maji, me atë kohën e tyre të ngrohtë, e cila me patjetër duhet shoqëruar me fundjava jashtë. Dhe fundjavat jashtë duhet shoqëruar me dreka e darka, dhe shoqëria e mirë e meriton verën e mirë. Dhe gjithë këto të mira patjetër duan ca rroba të lezetçme, se ato qe kemi në dollap nuk na hyjnë më në sy. Pastaj vjen vera dhe pushimet...shtatori, i cili kërkon rroba të reja...si mund të kursej kur kam shumë muaj për të mbajtur me rroba???
- Do të mësoj diçka të re
Kam kohë që mendoj që të mësoj një gjuhë të huaj, se anglishtja dhe italishtja as nuk na quhen më. Do më pëlqente ta kuptoja ç’thoshte idhulli im, Angela Merkel, pa ndërmjetësinë e përkthyesit. Të këndoja të saktë, nga fillimi në fund, këngën “Und Warrum” të Tic Tac Toe. Kështu që këtë vit do të futem në një kurs gjermanishteje. Në kurs do të jem e vetmja që nuk punon në sektorin e Shëndetësisë. Gjithashtu, do të jem e vetmja që do të zhduket pas një muaji. Sepse e di, ashtu si edhe me palestrën, që do më dalë një punë. Pastaj do i thërras mendjes: po kam moshë unë për të mësuar gjuhë të huaj? Po të ishte për të mësuar do e kisha mësuar në gjimnaz. Plus, gjermanishtja është shumë e vështirë. Pak lodhem në punë unë, duhet të lodhem edhe në kurs? Më mirë t’i kursej këto lekë dhe ta lë kursin.
- Të shpenzoj më shumë kohë me familjen
Ky premtim është më shumë për t’i bërë qejfin sime mëje se sa për mua. Dhe është një premtim që unë e bëj me zor dhe pas shumë “seancash morali” nga anëtarët e tjerë të familjes. Kështu që, muajt e parë të janarit do qëndroj më shumë në shpi me ta (kuptohet, pasi të kem mbaruar me palestrën), do mblidhem për darkë në shtëpi dhe të shtunën, kafen e mëngjesit do e pi me ta. Por, me të mbaruar muajt e parë (i quaj muaj se aq të gjata më duken ato ditë), unë do të kthehem te vetja ime dhe do të shihem me familjen një herë në javë, megjithëse jetojmë në një shtëpi. Edhe kaq ata duhet ta vlerësojnë, se unë mund t’i rregulloj gjërat që të shihemi veç një herë në muaj...në Skype!
- Të pi më pak
Nëse premtimi i katërt ishte për time më, ky është për mëlçinë time (ok, edhe për lëkurën, se dhe ajo ka filluar të bëjë numra pas një nate vere). Por, publikisht, i premtoj mëlçisë që në janar nuk do të pi faaare....pas janarit nuk mbaj përgjegjësi. Sepse, siç ka thënë edhe një gocë e zgjuar dikur: vera e papirë është një verë e shkuar dëm. J
Mendoj që 2018-a do jetë më e mbarë, duke qenë se po hyj në të me vetëdijen që gjysmat e gjërave për të cilat po betohem sot, nesër s’do i mbaj mend.
i.xh./ Politiko.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38