Flash News

KRYESORE

Shtatë të vdekur nga një sulm me armë në Dallas

Shtatë të vdekur nga një sulm me armë në Dallas

Shtatë persona mbetën të vdekur në një shtëpi në Dallas, Teksas, pas sulmit me armë që pësuan nga një person i armatosur. Dy të tjerë ndodhen në spital të plagosur nga sulmi, natën e së dielës, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore nuk bëhet e ditur.

Zëdhënësi i policisë David Tilley tha se autori i krimit u vra pas një shkëmbimi zjarri që pati me një nga oficerët. Nuk është akoma e qartë se kush është arsyeja e sulmit në periferinë e Planos, ose nëse autori i njihte viktimat.

“Po mundohemi të lidhim të gjitha pjesët bashkë që të kuptojmë se cfarë ka ndodhur,” tha Tilley.  “The Local Dallas News” raportoi se viktimat ishin duke shikuar “Dallas Cowboys,” një ekip i futbollit amerikan kur ndodhi ngjarja.

Policia nuk i ka zbuluar identitetet e autorit dhe viktimave të sulmit.

Të fundit