Flash News

KRYESORE

Shtatë vrasjet në Shkodër, dyshime se autorët janë nga Mali i Zi

Shtatë vrasjet në Shkodër, dyshime se autorët janë nga

Shtatë vrasje në pak muaj kanë ndodhur në qytetin e Shkodrës dhe deri më tani nuk ka asnjë autor të zbuluar. Sipas asaj që raporton Abc News, hetimet për këto ngjarje janë shtrirë edhe në Malin e Zi pasi ka dyshime që autorët janë profesionistë dhe të paguar.

Burime të besueshme thanë për ABC News, se pala shqiptare ka marrë kontakte me atë malazeze, aty ku njësoj si në Shkodër ka përplasje të forta mes grupeve kriminale.

Dhe ekzekutime të kryera në Mal të Zi duken të ngjashme me ato të qytetit verior shqiptar. Në tre ekzekutime në Shkodër, autorët më pas kanë djegur automjetet. E njëjta mënyrë është aplikuar edhe në disa vrasje në Malin e Zi.

Grupi hetimor, i cili është ngritur për të hetuar vrasjet e Shkodrës beson se një pjesë e krimeve janë realizuar nga vrasës profesionistë të paguar që vijnë nga vendi fqinj.

Të fundit