Flash News

KRYESORE

Shtëpia madhështore e Kim dhe Kanye, si duket nga brenda ajo

Kim dhe Kanye kanë shitur për 17.8 milion dollarë një shtëpi që rreth katër vite më parë e kanë blerë vetëm 9 milion dollarë. Duke ditur jetën e luksit që Kim Kardashian bën, të gjithë jemi kureshtarë të dimë se si është nga brenda shtëpia e çiftit.

Ajo ndodhet në një lagje të qetë, në Bel-Air/ LA, 10.000 metra katror, oborr shumë të madh, pishinë, tualete me lavaman të artë. Shtëpia është blerë fillimisht nga çifti për 9 milion dollarë, por Kanye dhe Kim shpenzuan 2 milion dollarë të tjera për ta rinovuar dhe modeluar sipas shijeve të tyre. Pronarja e re është filantropja ukrainase Marina Acton, e cila do të zhvendoset në LA pasi do të ndjekë karrierën e saj në muzikë.

E ndërsa Kim dhe Kanye do të zhvendosen në një rezidencë tjetër në Hidden Hills, 20 milje larg Bel-Air. Duke qenë se familja e tyre do të jetë më e madhe në fillim të këtij viti, ata do të zhvendosen në një shtëpi prej 16.000 metra katror, me 8 dhoma gjumi dhe 10 tualete, e blerë për 20 milion dollarë. Sipas TMZ, kanë nisur punimet për rimodelimin e shtëpisë në Hidden Hills, pasi çifti ka plane për të ndërtuar një palestër të madhe, fushë basketbolli, sallon flokësh, qendër estetike, një dhomë lojërash dy katëshe për fëmijët, kinema, dhe një studio muzikore. Class.

 

Të fundit