Fatmir Hysenbelliu njihet për jetën luksoze që bën. Blerje të shtrenjta, ushqime në gjithë botën dhe markat më të shtrenjta, Oni është shumë i lakmuar nga vajzat pikërisht dhe për shkak të jetesës që bën.
Biznesmeni simpatik së fundmi është shpërngulur të jetojë në shtëpinë e tij të re, e cila ndodhet në katin e fundit të një pallati në qytetin e Tiranës. Prej shtëpisë së tij mund të shihet qartë i gjithë qyteti.
Në një intervistë për revistën “Who”, Fatmiri ka treguar për herë të parë pamjet nga shtëpia e tij luksoze, tek e cila ka dhënë shumë ide dhe vetë.
Shtëpia e tij përfshin një palestër, një kinema private dhe një pishinë. Gjithashtu, ai ka një dhomë të veçantë për gardërobën e tij, si dhe një fushë kalçetoje. Mendohet se apartamenti luksoz ka kapur shifrën e 20 milionë dollarëve.
Por gjithë ky luks nuk ka një bibliotekë. Në postimin e Hysenbelliut por edhe në videon e publikuar nw Youtube, komentuesit e kritikojnë për mungesën e bibliotekës.
“Një shtëpi pa një bibliotekë nuk e kuptoj dot”, shkruan një ndjekës.
Discussion about this post