Flash News

KRYESORE

‘Shtet i pavarur dhe sorvran’, Deklarata e Metës për Kosovën kryelajm i mediave serbe

‘Shtet i pavarur dhe sorvran’, Deklarata e Metës për

Presidenti Ilir Meta ishte sot pjesëmarrës në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Europës Juglindore, që u mbajt në Sarajevë.

Që nga Sarajeva Meta deklaroi se Kosova duhet të njihet si shtet i pavarur. Deklarata e tij  ka shkaktuar debat në mediat serbe.

Televizioni shtetëror serb e kishte lajm të parë, ndërsa edhe mediat e tjera vendase e kishin në kronikat kryesore.

Në videon më poshtë janë pamjet kur Meta thotë përpara Milorad Dodikut dhe Ana Brnabiç sot në Sarajeve se duhet të njohin realitetin se Kosova është shtet i pavarur.

Fjala e Metës:

“Si mund të mendojmë se kemi raporte të suksesshme regjionale kur një prej pjesëmarrësve në këtë samit bën gjithçka për të përjashtuar një shtet tjetër nga mundësia  për të qenë pjesë e iniciativës rajonale? Është koha e duhur që Bosnje Hercegovina të ecë përpara dhe të njohë realitetin, sepse Kosova është vend i pavarur dhe sovran. Respekti ndaj fqinjëve është themelorë dhe i rëndësishëm për vendet e Ballkanit Perëndimor.”

Ndërsa kryeministrja serbe, Ana Brnabiç është shprehur:

“Do të sugjeroja që t'i përmbaheshim temës për të cilën jemi mbledhur këtu për të cilën i shërben procesit të bashkëpunimit me perëndimin dhe stabilitetin rajonal si dhe respektimin e njërit ndaj-tjetrit dhe mos të biem pre e provokimeve si ato të zotit Meta që sapo e dëgjuam.”

 

 

 

 

Të fundit