Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Në shtetet e ish-bllokut komunist në Europën Lindore shteti ligjor po tronditet, gati tre dekada pas rënies së Perdes së Hekurt. Por cilat janë arsyet?
BE filloi kundër Polonisë një procedurë për shkak të shkeljeve që kanë rrezikuar shtetin ligjor në këtë vend. Në Rumani demonstrojnë dhjetëra mijëra kundër gërryerjes së shtetit ligjor. Budapest, Bukuresht apo Varshavë – megjithë protestat, qeveritë aty bëjnë lëvizje apo marrin vendime që vënë nën kontroll drejtësinë dhe dobësojnë ndarjen e pushteteve. Gati tre dekada pas rënies së Perdes së Herkut, duket se parimet demokratike janë vënë në pikëpyetje.
Si vendoset nën presion shteti ligjor?
Qëllimi është një drejtësi e prerë sipas masës së pushtetit. Në Rumani qeveria synon më shumë ndikim tek prokuroria për të penguar hetime të caktuara për korrupsion. Në Poloni, Ministria e Drejtësisë mund ta tërheqë sipas preferencës presidentin e Gjykatës. Në Hungari të drejtat e e Gjykatës Kushtetuese janë shkurtuar dukshëm pas miratimit të kushtetutës së re në vitin 2011. Në të njëjtën kohë ulja e moshës së daljes në pension të gjykatësve e prokurorëve ka lehtësuar shkëmbimin e nëpunësve të shtetit që janë të padëshiruar.
Çfarë vështirësish ndesh opozita dhe organet mbikqyrëse të pavarura?
Fituesi i merr të gjitha –ndryshe, shumica e dalë nga zgjedhjet mund të qeverisë e të lerë si të dojë, ky duket parimi i shumë pushtetmbajtësve në Lindjen europiane. Ose mohohen organet e kontrollit që janë të padëshiruara, si Avokati i Popullit, të ngarkuarit për mbrojtjen të dhënave apo këshillat drejtues të Radio Televizioneve ose ato zëvendësohen me njerëz të bindur të pushtetit. Në rast nevoje opozitës i mbyllen mikrofonat, ose i mohohen komisione hetimore.
Po çështja e lirisë së shtypit?
Situata është më e keqe. Kudo ku të shikosh- tek vendet aspirante si Mali i Zi apo Serbia e Bullgaria, Polonia apo Hungaria. Mania për kontroll e pushtetit tejkalon televizionet publike apo agjencitë e mediave të vëna nën kontroll. Me heqjen e mundësive për reklama, zëri shtypit edhe ashtu i dobët meket, me dhënien e licensave apo blerjet nga investitorë të afërt me qeverinë, transmentuesit e dikurshëm opozitarë ndërrojnë linjë. Kështu karikaturistët pa respekt zhduken nga faqet kryesore, gazetat cilësore nga kioskat, reporterët kritikë nga ekranet, programet e padëshiruara nga transmentimi.
Si veprohet me ruajtjen e minoriteteve?
Refugjatët, por edhe pakicat e tjera kombëtare nuk e kanë të lehtë në shtetet lindore europiane. Qeveria e Hungarisë për të rritur sondazhet e veta inicion rregullisht fushata të caktuara kundër imigrantëve. Romët si pakica më e madhe ndeshen rregullisht me diskriminimin e hapur. Pasojat e luftërave në Jugosllavi godasin më fort pakicat. Kështu shqiptarët apo myslimanët boshnjakë në Serbi ankohen për trajtime armiqësore, po ashtu si boshnjakët myslimanë në Serbi apo serbët në Kroaci e Kosovë.
A është kjo tendencë një përjashtim në Europë?
Po dhe jo. „Të gjithë e kanë Wildersin e tyre” (Geert Wilder populist i djathtë holandez, shën.red.), thotë shkrimtarja kroate Dubravka Ugresic. Vërtet në të gjithë Europën kanë marrë hov partitë populiste dhe madje në Austri ato ulen edhe në tryezën e qeverisë. Cilësi specifike e Lindjes është se ka parti shumë të forta në qeveri dhe institucione të dobta shtetërore. Shpesh vendet e punës apo pozicionet drejtuese jepen vetëm sipas dokumentit të anëtarësisë në një parti dhe jo sipas meritave. Retorika e vlerave demokratike duket si fjalë boshe. Disa madje karakterizohen nga një dëshirë e fortë bolshevike për monopolin e pushtetit.
Cili është motivimi i elitave post-socialiste?
Nuk ka një imazh të njësuar. Qoftë ish-disidentë si populisti i djathtë, Viktor Orban, apo trashëgimtarë postkomunistë si ish-autokrati rumun, Nicolae Ceausescu – ata duket se frymëzohen nga vullneti i fortë për pushtet absolut, ndoshta pavetëdijshëm, edhe nga socializimi në një shtet monist. Madje edhe vështrimi drejt vëllait të madh në Kremlin është tek disa skeptikë të BE sërish i preferuar.
Si reagon BE?
Shkeljet e vazhdueshme të Budapestit apo Varshavës ndaj parimeve të BE, e bëjnë Brukselin të duket si një mësues gjimnazi i ofenduar e i shqetësuar por që në thelb është i mbingarkuar. Paralajmërime të zemëruara lidhen me procedura penalizimi që zgjasin me vite dhe duken si të dëshpëruara. Sepse kërcënimin për heqjen e votës Polonisë, Brukseli nuk guxon ta vërë në jetë. Nga njëra anë të dy fëmijët problematikë të BE janë të sigurt për veton që do t’i japin njëri-tjetrit. Nga ana tjetër Orban mund të mbështetet ende tek ndihma e partive simotra në radhët e Partive Popullore Europiane.
Me sa duket kush futet njëherë në klubin e BE nuk ka pse të frikë, ky është konkluzioni i Varshavës dhe Budapestit. Më me konsekuencë BE paraqitet ndaj kandidatëve të rinj që duan të futen në BE.
Si reagon popullsia?
Varësia ndaj një dore të fortë dhe një mentaliteti politik autoritar janë të rrënjosura thellë në Lindje e Juglindje të Europës. Motori potencial i ndryshimeve shoqërore – forca qytetare e re dhe e mirëarsimuar dobësohet për shkak të emigracionit. Numri i atyre bullgarëve, kroatëve apo hungarezëve që kërkojnë në perëndim fatin e zyre është rritur dhe jo pakësuar.
Ka shpresë për ndalimin e këtyre zhvillimeve?
Atmosfera e një epoke demokratike si në vitin 1989 në Europën Qendrore e Lindore është shuar, edhe pse Polonia apo Sllovakia kanë sot një nivel zhvillimi që ishte i imagjinueshëm edhe para anëtarësimit në vitin 2004. Por përplasjet që shoqërojnë tendencat për kontroll të drejtësisë dhe protestat masive në Rumani në fillimin e vitit 2017 janë një sinjal se shumë rumunë nuk duan të kthehen në moçalin e korrupsionit dhe mpleksjeve partiake të viteve 90-të e 2000. (DW)
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38