Flash News

KRYESORE

“Shteti dështoi të mbronte Xhuljeta Çunin, neglizhoi katër herë denoncimet e saj”

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka reaguar pas ngjarjes së rëndë, ku Xhafer Mata vrau me armë zjarri Xhuljeta Çunin, pasi ajo nuk pranonte t’i rikthehej lidhjet me 31-vjeçarin.

Sipas Vokshit, policia dështoi të mbronte jetën e një 19-vjeçareje, e cila kishte kërkuar katër herë ndihmë në polici ndërsa shton se shteti është vënë në mbrojtje të Ministrave apo ish ministrave të Brendshëm...në mbrojtje të bandave e të “peshqve” të mëdhenj.

“Bëj thirrje për hetim të thelluar të ngjarjes dhe përgjegjësi të plotë për çdo nëpunës shtetëror, të çdo institucioni, hallkë e Mekanizmit të Referimit, që neglizhoi thirrjet për ndihmë të vajzës 19 vjeçare, që u vra brutalisht në zonën e “Don Boskos’”, përfundon Vokshi.

Statusi i plotë:

Sot, Shteti dështoi të mbronte një tjetër vajzë të re!!!

Një tjetër vrasje e dyfishtë ndodhi në Tiranë për neglizhencë të institucioneve.

Një 19 vjeçareje ju morr jeta, vetem pse refuzoi... 19 vjet sakrifica të prindërve për ta rritur e edukuar...e dikush tjetër mendon, që ka të drejtë të t'i marrë...!

Po institucionet shtetërore ku ishin??? Pse nuk e parandaluan??? Ku është Mekanizmi i Referimit??? Pse nuk funksionon???

Mediat njoftojnë se gjimnazistja e vrarë sot, disa herë kërkoi ndihmë në polici, se përndiqej nga autori i kësaj ngjarje.

Por thirrjet e saj për të jetuar nuk u dëgjuan dhe autoritetet përgjegjëse në Policinë e Shtetit për luftimin e dhunës dhe krimeve në marrëdhëniet familjare, dështuan në parandalimin e vrasjes së dyfishtë.

Në komunikatën e Policisë për ngjarjen nuk thuhet në asnjë rresht, se 19-vjeçarja u kishte kërkuar ndihmë dhe ata nuk e mbrojtën.

Policia e shtetit në vend që të mbrojë qytetarët është vënë në mbrojtje të Ministrave apo ish ministrave të Brendshëm...në mbrojtje të bandave e të “peshqve” të mëdhenj. Policia e Shtetit është në përndjekje të liderit të opozitës z. Basha, në përndjekje të dëshmitarëve x, apo gazetarëve të guximshëm, e jo në mbrojtje të fëmijëve tanë !

Bëj thirrje për hetim të thelluar të ngjarjes dhe përgjegjësi të plotë për çdo nëpunës shtetëror, të çdo institucioni, hallkë e Mekanizmit të Referimit, që neglizhoi thirrjet për ndihmë të vajzës 19 vjeçare, që u vra brutalisht në zonën e “Don Boskos”.

Të fundit