Flash News

KRYESORE

“Shteti i dorëzuar para mafias, buron prej partive që po kthehen në përbindësha”

“Shteti i dorëzuar para mafias, buron prej partive që po kthehen

Ish-deputeti i PD-së, Astrit Patozi ka reaguar për deklaratat e ambasadorit amerikan, Donald Lu, lidhur me krimin e organizuar në Shqipëri. Patozi shprehet se krimi, droga dhe shteti i dorëzuar para mafias dhe korrupsionit, buron prej partive që po kthehen në përbindësha.

Reagimi:

Për kë bien kambanat?

Mos prisni që ambasadori Lu të flasë edhe për Rigertën e Rubikut për të kuptuar nga anon e drejta e debateve tona të marra. Por, po ashtu, mos shikoni ëndrra me marinsa amerikanë, që do të vijnë një ditë të na i zgjidhin hallet tona, atëherë kur të jetë bërë baltë fare.

Edhe bandat, edhe droga, edhe krimi me kravatë apo ai me kallash, edhe shteti i dorezuar para mafias dhe korrupsionit, edhe sistemi i kalbur, që buron prej partive që po kthehen në përbindësha, janë si përgjegjësia, ashtu dhe detyrimi ynë.

Kur dëgjoni një të huaj, që shqipton emra të ndaluar për vendasit, mendojeni thjesht si një këmbanë, e cila bie vetëm për ata që kanë veshë. Dhe tek kjo kategori nuk hyjnë mashtruesit politikë, në qeveri apo në opozitë qofshin.

Të fundit