Flash News

KRYESORE

“Shteti i vogël, ëndrra të mëdha”, sloganet e 32 kombëtareve të Botërorit 'Rusi 2018'

“Shteti i vogël, ëndrra të mëdha”, sloganet e 32

Botërori ka filluar dhe sloganet janë një element i rëndësishëm për të motivuar përfaqësueset që marrin pjesë në këtë kompeticion.

Më poshtë janë sloganet e të gjithë ekipeve:

Irani: 80 milionë njerëz, një komb, një rrahje zemre;

Peru: U rikthyem, 30 milionë peruanë po vijnë!;

Danimarka: Së bashku të shkruajmë historinë;

Arabia Saudite: Kalorësit e shkretëtirës;

Panama: Panamaja dy forca detare;

Kolumbia: Një ëndërr, tre ngjyra dhe 50 milionë shpirtra, forca;

Suedia: Të gjithë së bashku për Suedinë;

Anglia: Na jepni fitore;

Zvicra: Katër gjuhë, një komb;

Gjermania: Së bashku të shkruajmë historinë;

Australia: Jini të guximshëm, jini sy katër, skuadra australiane është me ngjyrë të gjelbër dhe të artë!;

Belgjika: Djajtë e kuq janë në detyrë!;

Senegal: Nuk ka asgjë të pamundur për senegalezët;

Uruguai: Dielli do të shkëlqejë në Rusi dhe qielli do të jetë i kaltër i lehtë!;

Serbia: Një ekip, një ëndërr – Serbia;

Franca: Forca jote, dëshira jonë. Forca ekipi kombëtar;

Korea Jugore: Luanët e Azisë, pushtojeni botën;

Kroacia: Shteti i vogël, ëndrra të mëdha;

Japonia: Samurajë të kaltër koha për luftë;

Spanja: Së bashku nuk mposhtemi;

Islanda: T’i bëjmë së bashku ëndrrat tona;

Meksika: Meksika u bë për fitore;

Argjentina: Të gjithë së bashku për ëndrrën;

Egjipti: Kur thoni Egjipti, e gjithë bota do të ngrihet e do të dëgjojë;

Maroku: Ekipi kombëtar maroken, krenaria marokene;

Brazili: Më shumë se 5 yje, 200 milionë zemra;

Nigeria: Krenaria afrikane;

Polonia: Forca polakët;

Rusia: Luajmë me zemër;

Portugalia: Me lavdinë e kaluar, historia e sotme është plot sukses;

Tunizia: Rusi, shqiponjat po vijnë, futbollistët dhe tifozët dorë për dore;

Të fundit