Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Shteti Islamik merr përsipër sulmin ndaj ushtarëve italianë në Siri
Shteti Islamik mori përsipër sulmin ndaj automjetit me ushtarë italianë, nga ku ngelën të plagosur pesë prej tyre. Në një njoftim zyrtar në agjencinë e grupimit terrorist “Isis Amaq”, u lajmërua për sulmin e kryer.
“Me ndihmën e Zoti, ushtria e Kalifatit mori në shënjestër një mjet 4x4 që transportonte anëtarë të koalicionit ndërkombëtar kryqtar dhe të forcave Peshmerga në zonën e Qarajai, në veri të zonës së Kafri-së (në distriktin e Kirkuk-ut), ku shpërtheu një sasi eksplozivi. Kjo shkaktoi plagosjen e katër kryqtarëve dhe 4 të paudhëve”, thuhej në njoftim.
Edhe pse shumica e forcave të Shtetit Islamik është mposhtur, sërish grupime të grupit terrorist vazhdojnë që të jenë problem për forcat e koalicionit, ato siriane dhe ruse.