Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
“Shteti ka rënë”, ish ministri komenton krizën politike dhe këshillon çfarë duhet të bëjë opozita
Duke komentuar krizën politike në vend, ish ministri i Jashtëm Besnik Musatafaj, tha se vendi ndodhet në një situatë “çmendurie dhe antikushtetuese”.
“Shteti ka rënë, pushteti është në këmbë. Situata në vend është antikushtetuese. Ekonomia jonë është përtokë, kjo e konfirmuar edhe sipas INSTAT. kur nuk funksionon ekonomia, shteti i së drejtës, çfarë situate është kjo? Sigurisht kjo është një situatë e çmendur”, tha Mustafaj.
I ftuar në studion e emisionit Opininon në Neës 24, ai foli edhe zgjedhjet lokale të 30 qershorit.
Sipas tij, pjesëmarrja e ulët në votime ishte një mesazh i qartë për kryeministrin Edi Rama për t’i treguar se qeveria që ai drejton është e “deligjitimuar”.
“Ne jemi në kushtet ku opozita ka vetëm rrugën për të bërë politikë. Hapësira e vetme që i ka ngelur opozitës për të bërë politikë është vetëm protesta. Qeveria u deligjitimua me rezultatin që pati në 30 qershor. Kjo qeveri tregoi është e gatshme të vjedh edhe vetëveten. Opozita ka arritur një fitore dhe duhet ta kapitalizojë politikisht. Ligjërimi i saj duhet të përmirësohet dhe të përshtatet me situatë, që t’i drejtohet edhe pjesës më të madhe, e cila është kundërshtuese e qeverisë. Opozita duhet të përgatitet për zgjedhjet e ardhshme. Elektorati “Gri” është me rëndësi të veçantë për opozitën. Ne nuk kemi një mundësi për të kryer me shpejtësi një studim sociologjik se kush nuk shkoi dhe pse nuk shkoi të votonte. Protestat janë e vetmja rrugë, unë nuk shoh zgjidhje tjetër”, u shpreh ish ministri i Jashtëm.