Flash News

KRYESORE

Shteti më i madh i Afrikës drejt njohjes së Kosovës

Shteti më i madh i Afrikës drejt njohjes së Kosovës

Republika e Kosovës nuk ka arritur prej vitesh të sigurojë një njohje të rëndësishme, ndërkohë që lobimi i serbëve ka ndikuar që disa shtete të vogla, në Afrikë dhe Azi, të tërhiqen nga ky vendim.

Megjithatë, kjo krizë e Prishtinës mund të përfundojë shumë shpejt pasi Algjeria, shteti më i madh i Afrikës, duket se po lëviz drejt njohjes së Kosovës.

Ministri i ri i Jashtëm algjerian, Ramtane Lamamra i është përgjigjur në ‘Twitter’ homologut kosovar, Behgjet Pacolli, i cili e uroi për marrjen e detyrës.

“Faleminderit. Algjeria do të zhvillojë marrëdhënie miqësore dhe dinamike me Kosovën. Jam i lumtur dhe i nderuar t’ju ftoj të vizitoni Algjerinë në javët e ardhshme”, i drejtohet Lamamra Pacollit.

Algjeria luan një rol të rëndësishëm në Afrikën e Veriut dhe rajonin e Mesdheut, duke qenë edhe vendi i dhjetë në botë për rezervat e naftës dhe gazit.

Të fundit