Flash News

KRYESORE

Shteti i parë në botë ku nuk lejohet bashkëjetesa dhe lidhjet e dashurisë...pa martesë

Shteti i parë në botë ku nuk lejohet bashkëjetesa dhe

Burundi, shtet në Afrikën lindore, bëhet i pari në botë që ndalon me ligj bashkëjetesën apo lidhjet e dashurisë që nuk janë zyrtarisht të konfirmuara nga kisha apo institucionet vendore.

Presidenti Pierre Nkurunziza u ka dhënë afat çifteve deri në fund të vitit për të zyrtarizuar lidhjet e tyre në kishë ose përmes kurorëzimit zyrtar.

Presidenti pretendon se kjo praktikë synon ruajtjen e vlerave morale të shoqërisë dhe shmangien e viktimizimit të grave dhe fëmijëve, por një pjesë e vendit është e mendimit se kjo praktikë është në kundërshtim me besimin, kulturën dhe traditat e shoqërisë.

Në Burundi, fëmijët e lindur si rezultat i këtyre lidhjeve nuk kanë të drejtë trashëgimie, ndërkohë që edhe për gratë nuk ekziston ndonjë status ligjor.

Të fundit