Flash News

KRYESORE

Shteti që bllokon internetin në të gjithë vendin për të mos lejuar studentët të kopjojnë

Shteti që bllokon internetin në të gjithë vendin për

Algjeria ka gjetur një zgjidhje për të parandaluar studentët që të kopjojnë gjatë provimeve. Ata kanë fikur internetin në mbarë vendin gjatë provimeve të shkollës së mesme. Shërbimi i internetit, si linja telefonike ashtu edhe ajo fikse, do të ndërpriten për një orë pas fillimit të çdo provimi të shkollës së mesme për të ndaluar ndonjë rrjedhje të informacioneve që përmbajnë provimet. Bllokimi do të vazhdojë gjatë gjithë sezonit të provimeve, në datat 20-25 Qershor.

Kjo masë ndërmerret pasi gjatë vitit 2016, pyetjet e provimit dolën në internet para dhe gjatë zhvillimit të provimeve. Si rezultat, autoritetet u kërkuan ofruesve të shërbimeve të internetit që të ndalonin aksesimin e mediave sociale vitin e kaluar, por masat që u ndërmorën nuk ishin të mjaftueshme.

Ministrja e Arsimit, Nouria Benghabrit tha për gazetën algjeriane Annahar se Facebook do të bllokohej në të gjithë vendin gjatë gjithë periudhës.

Ajo u shpreh se ndërkohë që ata nuk janë “të kënaqur” me vendimin, “ne nuk duhet të qëndrojmë pasivisht përpara një rrjedhje të mundshme të informacionit”.

Përveç kësaj, të gjitha pajisjet elektronike që kanë akses në internet – si për studentët ashtu edhe për stafin e shkollës – janë ndaluar në sallat e provimeve të vendit, me detektorë metali të vendosur në hyrjet e tyre.

Të fundit