Flash News

KRYESORE

Suedia paguan gjyshet që kujdesen për nipërit dhe mbesat, rroga bazë 700 euro

Suedia paguan gjyshet që kujdesen për nipërit dhe mbesat, rroga

Qeveria suedeze ka aplikuar një program pilot që parashikon pagesën e një rroge për gjyshet që kujdesen për nipërit dhe mbesat e tyre përgjatë gjithë javës. Qëllimi i këtij programi është për të përmirësuar nivelin e punësimit në vend.

Dalarni dhe Stokholmi, kryeqyteti suedez, janë dy vendet ku do nisë program. Programi do nisë tek 1000 familje dhe në gjashtë muaj synohet të përhapet edhe në qytete të tjera.

Mendohet se rroga bazë do jetë rreth 700 euro dhe flitet edhe për një përfitim ekstra, afërsisht 100 euro, për t’u kujdesur për fëmijët në shtëpi. Kjo do i japë mundësinë edhe nënave për të punuar të qeta.

 

Të fundit