Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Shteti i Ramës është qëllim, ndaj është kundër njerëzve dhe biznesit
Fitim Zekthi
Pavarësisht se kryeministri Rama është duke u përpjekur dëshpërimisht të ndryshojë termat e debatit politik për të shmangur çështjen e trafikut të drogës, të lidhjes së mundshme të anëtarëve të qeverisë së tij me këtë trafik dhe me trafikantët, ai jo vetëm nuk mundet ta shmangë këtë çështje por po e kërkon shmangien e saj duke zbuluar se çfarë janë në thelb dy nga pikëpamjet bazë të tij mbi politikën.
Ai në një nga përpjekje u vesh me brekushe, sipas stilit të një ylli mode si Yamamoto dhe në një tjetër propozoi se do të vendoste kontroll të plotë të shtetit ujin duke detyruar gjithkënd që të paguante faturat. Ai tha se do të vendoste matësa apo sahate edhe për puset të cilat njerëzit i kanë hapur në oborret e shtëpive prej vitesh apo dekadash dhe me shumë shpenzime. Këto dy përpjekje është në fakt Rama, ose gjithë çka është Rama në politikë janë këto dy përpjekje.
Ai nuk mundej në një moment të dëshpëruar politik, kur i ka rënë gjithë ngrehina, narrativa e luftës kundër krimit, kundër drogës, kur qeverisja për gjithkënd nuk ka më asnjë ide dhe energji për të ofruar diçka, të mos shkonte (ndoshta e çoi nënvetëdija) tek ato që janë tipari i tij më përkufizues: politika e spektaklit dhe miti i shtetit të cilat janë njëherazi edhe dy nga tiparet kryesore të së majtës radikale apo totalitariste. Ndoshta fakti që ai zgjodhi të shfaqet me këto tipare është edhe më problematik se sa problemet me drogën, trafikun, lidhjet e dyshuara me krimin të qeverisë së tij pasi është kjo mënyrë të menduari që prodhon këtë lloj qeverie.
Ai nuk doli të tërhiqte vëmendjen me një politikë të uljes së taksave apo të nxitjes së një roli më të madh të fesë në jetën e vendit, por me më të thekshmet tipare të së majtës dhe totalitarizmit. Shteti për një mendësi të majtë radikale është qëllim në vetvete. Ky lloj shteti shihet qëllimi më i lartë i jetës njerëzore. Për këtë lloj shteti individët janë vetëm pjesë të tij dhe jo si qenie me të drejta individuale të ndara. Ky shtet nuk i shërben individit por individi i shërben shtetit, siç gjymtyrët i shërbejnë trupit. Emilio Gentile, një nga studiuesit më të njohur të fashizmit italian, thotë se motoja e shtetit fashist ishte: gjithçka për shtetin, asgjë kundër shtetit dhe asgjë jashtë shtetit. Shteti komunist gjithashtu ishte vlera e epërme supreme për ndërtimin e të cilit mund të sakrifikoheshin jetë pambarim njerëzish.
Për milionat e jetëve që humbën nga zia e tmerrshme e bukës kur regjimi komunist ua konfiskoi drithin në vitet ‘20-30 fshatarëve ukrainas, Duma ruse u shpreh se kombinati i çelikut i Magnitogorskut dhe diga mbi lumin Dnjepër janë monumenti më i madh i tyre. Pra, jetët e tyre u morën për të ndërtuar veprat industriale, ndryshe vetë shtetin komunist. Jeta (mirëqenia jo e jo) e individëve mund të sakrifikohet pa asnjë problem për këtë lloj shteti.
E gjithë retorika më shumë se katërvjeçare e kryeministrit Rama për të ndërtuar shtet vjen nga kjo mendësi. Për të dhe për qeverinë e tij nuk ka rëndësi të madhe jeta e njerëzve, krijimi i mundësive që prindërit të ushqejnë më mirë, të edukojnë më mirë dhe rrisin më mirë fëmijët krahasuar me “ne bëjmë shtet”. Për qeverinë ndërtimi i një klime të mirë biznesi, ulja e taksave, stimulimi i sektorëve privatë, nxitja e punësimit, zhvillimi i shkollave, gjimnazeve, universiteteve është më pak i rëndësishëm se sa “ne bëjmë shtet”. Papunësia e lartë, rënia e konsumit, shkollat me 40 nxënës në klasë ku mësimi vazhdon deri në mbrëmje vonë, universitetet në të cilat për një student shpenzohen shifra qesharake nga buxheti dhe ku cilësia është mizerabël, spitalet e mjera nuk kanë rëndësinë e “ne bëjmë shtet”. “Ne bëjmë shtet” ishte arsyeja pse kryeministri tha se do të vendosim sahate në puse.
Në emër të shtetit, policia tri vite më parë mbajti në komisariat një nënë me fëmijën e saj gjashtë vjeç për nëntë orë, në emër të shtetit policia arrestoi në Pogradec një shofer, e mbajti atë në komisariat bashkë me djalin e tij të vogël, në emër të të bërit shtet u arrestuan hallexhinj për mospagim dritash. Në emër të shtetit mbi biznesin dhe njerëzit rëndon tatimi progresiv mbi të ardhurat, u hoq taksa e sheshtë, u kërkua në vend të rritjes së punësimit rritja e sasisë së kuponëve të prerë etj.
Për një pikëpamje të djathtë shteti është garantuesi i të drejtave dhe lirive themelore, krijon mundësinë që njerëzit të garojnë të lirë, të shprehin më të mirën e tyre, të zhvillojnë shkollën, punën, rrisin të ardhurat. Pas Kantit dhe Fihtes ideja mbizotëruese për shtetin ishte se detyra e tij është “sigurimi i të drejtave”, që kuptonte veçanërisht të drejtat e personave dhe të drejtën e pronës. Duke nisur nga ide e Kantit, Von Humbold që u bë më pas ministër në qeveritë prusiane e përkufizoi qëllimin e shtetit si “ruajtja e sigurisë nga sulmet e jashtme dhe ato të brendshme”. Sado që roli i shtetit është rritur dhe sado që komunizmi dhe fashizmi e mitizuan atë, sot shteti në asnjë vend nuk shihet si qëllim.
Nuk ka asnjë vend që të ketë një përdorim kaq të lartë të fjalës shtet, lëre më “ne bëjmë shtet” që është edhe më problematike. Sot pranohet një rol i shtetit në shpërndarjen e pasurisë, në programet e ndihmës kundër varfërisë, në mbrojtjen sociale, në përkrahjen e të pamundurve për arsim, por kurrë shteti nuk është qëllim. Kur shteti kthehet në qëllim të gjitha abuzimet janë të pritshme, edhe mbjellja me hashash e vendit, edhe rritja e taksave, edhe përdorimi politik i ligjit, edhe neglizhimi i shkollës dhe spitalit etj.
*Botuar në fillim në gazetën Mapo.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38