Flash News
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj, vihet në pranga autori, sekuestrohet arma
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Zef Zefi
Opozita është posti dhe institucioni më i rëndësishëm që i takon socializmit bashkë me derivatet e nënderivatet e veta, të paktën në Shqipëri, derisa shteti dhe koncepti i tij të bëhet pronë e vetëdijes popullore shqiptare. Historikisht prej pushtetit të socializmave, komunizmave, jakobinizmave dhe nacional-socializmave janë lindur vetëm diktatura të përgjakshme e të përbindshme, por jo shtet.
Kostoja që kanë paguar popujt me jetë njerëzish, sidomos ne vendin tonë, janë pak a shumë të njohura. Socializmi për vetë natyrën e vet, si një pjesë e borgjezisë, ose konshienca e palumtur e saj, po te citojmë Spinozën, dhe rrymave sociale amorfe nuk janë enë e mjaftueshme për përmasën, pëmbajtjen dhe mekanizmin e shtetit. Shtetit etik, ndaç hegelian po dhe ai paramodern, deri platonianët para Krishtit, edhe si përmasë e nuk futet dot alternativën socialiste aq më pak komuniste, e aq më pak anarkizmat-rrumpallhane shqiptare.
Nuk ka shtet të majtë në historinë e deritashme të njerëzimit. Ndërsa pushtetet e përkohshëm të majtë, (tjetër gjë lëvizjet e majta emancipuese të padiskutueshme) janë bërë gjithmonë rrëzik për disgregimin e shtetit, dominimin e anarkive si prelud diktaturash, mandej shkatërrimin e shoqërive që nënkupton prishjen e komunitetit-koinesë etike përfshirë pronën e familjen, ku gjenerohen, mbështeten, ushqehen dhe zhvillohen shtetet. Popujt e tjerë europianë sidomos klasat dirigjente e politike, këto sende i dinë që nga shkolla, sepse e njohin dhe e kanë studjuar filozofinë në tërësi, ndersa ne kemi ngecur tek Marksi. Ah sikur..., Marksi, sepse Marksi vetë s'ishte asgjë tjetër veçse një filozof i përmasave, një hegelian fanatik po dhe progresist deri në nivelin e dialektikës po hegeliane) ndersa politikisht një ndërsyes masash kundër klasës dominante për pushtet.
Leninët, maocedunët, stalinët apo dullët tanë, ishin vetëm politikanë gjaksorë e terroristë, që s'kishin të bënin fare me mekanizmin e shtetit as me marksizmin madje as me revolucionin e "manifestit" post-industrial. Fatkeqësisht klasa jonë dirigjente për arsye objektive skolastike, po dhe subjektive ne postdiktaturë, as nuk i ka studiuar dhe as s'e ka të qartë gjithë ansamblin historik të filozofisë apo mendimtarve që e kanë prirë shoqërinë drejt progresit, duke humbur kohen e vyer intelektuale me (gjoja-filozofinë) e terroristëve të sipërpërmendur.
Në këtë kontekst do të mjaftonte të sillnim në kujtesë një shkëmbim të freskët polemik, pak më shumë se para një jave, që lexuesit e vemendshëm të shtypit e kanë asistuar. Një debat parimor dhe konceptualisht filozofik midis dy gazetave, "Panorama" dhe "Dita", përkatësisht midis dy shkrimesh; "Shqipërisë i duhet një kanun" dhe "Kanun apo kushtetutë".
Ndërsa shkrimi (unë do e cilësoja esse ekselente socio-filozofike) i Panoramës i mirë-stilizuar nga një "zejtar" i regjur në këtë fushë provokonte në thelbin e vet asgjë më shumë se nevojën e shtetit të munguar aktual si nocion, kuptim, moral, etikë, që lidhet ose duhet të lidhet domosdoshmërisht me precedentët e vet historikë për ekzistencen e vet, gazeta tjetër në fjalë i hidhej në fyt shkrimit të Panoramës me një titull propagandistic, "Kanun apo kushtetutë". "Dita", qysh në titull e nis gabim "diatribën" e vet për lexuesin që nuk deshiron të përtypë demagogji. Sepse edhe po ti përkthesh semantikisht në kutpimin e parë të dyja fjalët janë i njëjti nocion, si me thënë komunë apo bashki, ke thënë dhe tjetrën. Ashtu, edhe kanun apo kushtetutë në thelb janë një fjalë, pavarësisht konotacionit historik a sociologjik, ideologjik apo demagogjik që i ngarkohet enkas.
Shkurtimisht titulli i Panoramës i përkthyer duhej të ishte; "Shqipërisë i duhet një Kushtetutë" (funksionale) me referencë gjithë precedentët historikë, titulli i "Ditës" përkthehet (pa të qeshura ama) "kushtetutë apo kushtetutë". Pa u shtyrë ne detajet e shkrimeve duhet nënvizuar një fakt tjetër po aq qesharak, madje sa të dhembin brinjët së qeshuri, se autori i artikullit polemizues me kanunin, në vend të zgjidhte si filozof reference a sociologë, Stalinin Maon apo Enverin për t'i cituar, kishte zgjedhur Max Weber, racionaliteti dhe "Etika" e të cilit e varroste së gjalli jo veç nonsensin e përmbajtjes, po dhe autorin bashkë me demagogun.
Sigurisht, demagogët ultra-liberistë e libertinistë të "Dita" janë në misionin e tyre për tu shitur si sociologë apo dhe astrologë. Ashtu si demagogët e përditshëm që shiten nga mëngjesi në darkë si "konicistë, nolistë”, por në fakt bëjnë "dumbabizmin". Fakti sot është se e kanë çuar shtetin shqiptar si në vitet 1914-21. Dhe nuk ndreqet dot pa të djathën platono-hegeliane, ose "Lushnjen..." tonë historike. Unë po pres si intelektual, ose si një segment i shoqërisë mikroborgjeze apo dhe proletare, po jo kapitaliste, që të jem në opozitë aty ku kam vendin, krah socialistëve të vertetë, pa kriminelë mafiozë e demagogë ama!
Dhe po mu dha pushtet, kur të më urdhërojë qytetari, nuk i fus duart në shtet. Shtetit nuk i futen kurrë duart. Kjo vlen edhe për ministrant e policisë së shtetit, edhe prokurorët ose avokatët e shtetit. Shteti është i shenjtë, është prind shteti, themeli e çatia jonë e përbashkët (ashtu si është), ka “librin, kodin, kanunin apo kushtetutën”. Atë nuk e prekin dot duart e mazhorancave politike (Thomas Hobs) pa urdhëruar vetë sovrani popull.