Flash News

KRYESORE

“Shtetrrethimi” i 30 qershorit / Hap pas hapi, të gjitha situatat tensionuese që i paraprinë kësaj date

“Shtetrrethimi” i 30 qershorit / Hap pas hapi, të gjitha

Shqipëria po shkon drejt zgjedhjeve vendore të 30 qershorit nën peshën e një tensioni të madh.

Kanë qenë të shumta situatat e rënduara që i kanë parprirë kësaj date që pas zhdekretimit të presidentit Ilir Meta.

Politiko.al ka bërë një listë të ngjarjeve që kanë ndodhur gjatë kësaj periudhe.

Fushata e kryeministrit Edi Rama është zhvilluar thuajse në shtetrrethim, ku më shumë kanë qenë efektivë policie, forca speciale dhe autoblinda se mbështetës të Ramës.

Nga ana tjetër, eskorta e kryeministrit është pritur në çdo qytet me protesta, pakënaqësi dhe gaz lotsjellës për shkak të zgjedhjeve monoparti të 30 qershorit.

Përplasje ka pasur edhe mes policisë dhe zyrtarëve të lartë të opozitës, shumë prej të cilëve, përfshi edhe qindra qytetarë janë ndaluar dhe ndjekur penalisht.

Ndërkohë, që nga dita e djeshme qeveria ka futur në lojë edhe ushtrinë. Materialet zgjedhore janë transportuar nëpër rrugët e Shqipërisë, të shoqëruar me dhjetëra makina policie.

Tensionet e mëdha të këtyre zgjedhjeve ta pazakonta janë ndjerë edhe nga ndërkombëtarët. Të parët që dhanë shenja serioze të peshës së këtij tensioni ka qenë Këshilli i Evropës.

Dje ata bënë me dije se nuk do të dërgonin vëzhgues në zgjedhjet e 30 qershorit në Shqipëri, për shkak të pasigurisë dhe rreziqeve që kanoseshin në disa zona.

Kujtojmë se akti i KiE-së për të tërhequr vëzhguesit nga zgjedhjet vendore në Shqipëri është një rast unik.

Eshtë hera e parë në histori që pas viteve ’90, kur ky institucion tërheq monitoruesit e vet nga zgjedhjet.

Një gjë e tillë nuk ka ndodhur as në kohën e konflikteve të armatosura Ukrahinë-Rusi, Gjeorgji-Rusi, Armeni-Azerbajxhan, as në kohën e konflikteve të armatosura etnike në Maqedoni, si dhe as nga monitorimi i zgjedhjeve në Bjellorusi, Moldavi apo në ish-republikat e tjera të ish-Bashkmimit Sovjetik.

Pas KiE-së ka qenë Ambasada Amerikane e cila me një mesazh dërguar shtetasve të vet për të qenë vigjilentë gjatë këtyre votimeve, bëri të ditur se përplasja civile dhe dhuna janë të pashmangshme në disa zona.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Ambasadës Italiane, e cila i paralajmëron shtetasit e vet që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri, të evitojnë qendrat e votimit me 30 qershor.

Ambasada Italiane paralajmëron në njoftimin e saj se mund të regjistrohen momente tensioni pranë qendrave të votimit.

Ndërkohë, vetëm pak momente më parë presidenti Meta nxorri një dekret të ri, sipas të cilit zgjedhjet do të mbahen në datën 13 tetor.

Ky dekret u prit me nota tallëse nga ana e qeverisë Rama që vazhdon të këmbëngulë për të shkuar në zgjedhje me 30 qershor.

Të fundit