Flash News

KRYESORE

"Shtetrrethimi"/ Kryeministri sqaron ç'po ndodh: Të mos detyrohemi të përdorim forcën

"Shtetrrethimi"/ Kryeministri sqaron ç'po ndodh: Të

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një dalje live për gati një orë ka dhënë sqarimi mbi atë që ai e quan “shtetrrethim i vërtetë”, 3 ditët e ndalim qarkullimit në Tiranë dhe Durrës.

Kryeministri tha se të hapura për akses, por me disa rregulla të caktuara, do të jenë furrat e bukës, ushqimoret dhe farmacitë.  "Do të pezullohen aktivitetet brenda qendrave të mëdha tregtare që nuk janë të lidhur me shërbimin për ushqim apo farmaceutike. Dyqane rrobash, parfumesh do të mbyllën në mënyrë që të ruhen të gjithë. Ndërkohë që çdo shërbime për ushqime do të jetë hapur. Është dëmshme që të shkojmë të marrim me radhë furrat e bukës. Për blerjen e ushqimeve, medikamenteve do të jetë gjithmonë e mundur që të lëvizet. I gjithë zinxhiri ekonomik do të mbahet për këtë fazë këtu ku jemi. Nesër paradite ushqimoret, furrat e bukës, farmacitë do të jenë hapur", njoftoi Kryeministri.

Rama lajmëroi se qarkullimi do të jetë i hapur për ambulancat, makinat që kryejnë shërbim shëndetësor dhe social, për farmacitë, për personelin që furnizon me ushqime, me shërbime kateringu, shërbime postare, zjarrfikës, funeral dhe të gjithë personelin që është i lidhur me sistemet e furnizimit me energji apo ujësjellës kanalizime, plus personeli i policive private të ruajtjes së objekteve, gjithashtu personeli i shërbimeve të internetit, teksa sqaroi edhe mënyrën e akredimit për leje lëvizjeje.

Rama paralajmëroi qytetarët për lëvizjet dhe grumbullime.  “Ecja në këmbë nuk do të pezullohet, nuk është e këshillueshme në grup. Nuk është e këshillueshme që të grumbullohen te Kodrat e Liqenit, për piknik. Mund të ecin jo në grupe, jo familjarisht. Uroj që të mos detyrohemi të përdorim forcën që të mblidhen të gjithë në bulevardin e Elbasanit për Ditën e Verës. Është e dëmshme të shkatërrojmë për një xhiro atë që është bërë ndërtuar me shumë mund”, tha ndër të tjera ai.

Të fundit