Flash News
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
"Shtimi i rasteve me COVID-19, jo prej testeve", Manastirliu tregon arsyet: Mungon respektimi i protokolleve të sigurisë
“Shtimi i rasteve Covid-19 është jo prej mungesës së testeve, por sepse nuk zbatohen masat”, kështu është shprehur Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. E ftuar në studion e emisionit “Opinion”, Manastirliu theksoi se shtimi i rasteve të të infektuarve është pasojë e mos respektimit të protokolleve të sigurisë pas hapjes.
“Është një situatë që reflekton rihapjen vjen me numra të shtuara . Ka patur një shtim të rasteve krahasuar me një javë më parë. Ka disa fajtorë që lidhen me mos respektimin e protokolleve. Testet janë një rrjedhojë dhe arsye për të bërë në momentin që janë një hetim epidemiologjik.
Karantina na dha një panoramë të qartë të situatës. Tani ndiqet e njëjta strategji duke ndjekur dhe izoluar më shumë. Përgjatë dy javëve kemi patur grumbullime, festa në familje, ceremoni mortore, kemi vatra familjare, në institucione. Ne e kemi thënë që në fillim se është një realitet i ri.
Hapja kërkon zbatimin e protokolleve rigoroze, duhen mbajtur maskat aty kur nuk ruhet dot distancomi fizik. Përgjegjësia kryesore e jona është sigurimi që mjekët dhe infermierët të jenë të mbrojtur. Ne do të jemi të rrezikuar nëse nuk zbatojnë protokollet”, tha Manstirliu.