Flash News

KRYESORE

Shtimi i popullsisë në Shqipëri, 32.6% më i ulët se në 2016

Gjatë tremujorit të  dytë të 2017, numri i lindjeve tejkaloi me 1.563 numrin e vdekjeve.

Shtesa natyrore e  popullsisë në tremujorin e dytë për 2017 pasqyron një rënie me 32.6% në krahasim me tremujorin e dytë të 2016.

Në tremujorin e dytë të 2017, shtesa natyrore e popullsisë për 12 qarqet e Shqipërisë, regjistroi numrin më të madh në qarkun e Tiranës, ku numri i lindjeve tejkalon me 936 numrin e vdekjeve.

Me shtesë natyrore të lartë paraqitet edhe qarku i Durrësit me 216 lindje më shumë se vdekje, pasuar nga Dibra me pip lindje më shumë se vdekje. Në tremujorin e dyte te 2017 numri i lindjeve ka shënuar një rënie në  qarkun e Gjirokastrës,Vlorës dhe Korçës. Vlera më e ulët është regjistruar në qarkun e Gjirokastrës dhe të Vlorës ku numri i vdekjeve  tejkalon me 110 numrin e vdekjeve.   

Të fundit