Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Alfred Lela
Ka një cinizëm të pashoq në pretendimin e njerëzve të mazhorancës dhe të medias proqeveritare se Shkodra, e rënë në ‘keqmenaxhim’ këto kohë pandemie, është pasqyrë e Shqipërisë, nëse ajo do të qeverisej nga Partia Demokratike.
Shtyrja fort e kësaj narrative, sa në media tradicionale sa në ato sociale, ka arsyet e veta. Duke ndërtuar një kontrast me anë të Shkodrës, qeveria kërkon ‘të hedhë në erë’ si të pabesueshme oponencën e Partisë Demokratike. Shqiptarët, të cilët izolimi i ka kthyer në teleshikues të propagandës zyrtare, sapo të përballen me kritika apo denoncime, duhen furnizuar me kundër-narrativën e gatshme: ç’i dëgjoni këta, po të ishin në pushtet do të ishit në pikë të hallit… si Shkodra.
Për ta mbushur me mish skeletin e kësaj narrative, propaganda pikturon si të paaftë kryebashkiaken demokrate Voltana Ademi dhe e quan Shkodrën, në tituj lajmesh e sound bite-sh televizive ‘zonë të nxehtë’. Dmth shumë më e prekur se pjesa tjetër e vendit. Edhe shkarkimi i përfaqësuesit të qeverisë në pushtetin lokal, dhe caktimi i një prefekti ad interim, duke ia dhënë këtë rol zv/ministrit të Brendshëm, bëhet një zgjedhje me implikacione politike. Një zyrtar me rol në qendër dërgohet në Shkodër, një lokalitet social dhe politik që përbën një skizmë të qartë me pushtetin qendror dhe realitetin post-30 qershor.
Kjo është një politike e llojit ‘druri dhe karrota’ duke përdorur si karrotë ‘përkujdesin special’ të qeverisë, sakrifikimin e një prefekti dhe zëvendësimin me një zyrtar ministror të rëndësishëm. Druri ruhet për zyrtaren demokrate që drejton Bashkinë. Në këtë mënyrë plotësohet pamja e dëshiruar: qeveria e don Shkodrën, por çfarë t’i bësh kësaj të PD që iu ka ngelur në derë.
Shkodra nuk është, në asnjë rast, një shembull vetëm i së tashmes, por edhe i së ardhmes. Ngulitja e një fabule politike me rëndesë elektorale është një taktikë e përdorur shpesh, dhe me sukses. Duke hedhur për konsum të përditshëm sloganin e përbërë ‘demokratë nuk dinë të qeverisin, shihni Shkodrën’, qeveria projekton garën e ardhshme për qytetin verior. Së cilës nuk mund t’i shmanget duke qenë se kjo bashki ka ende në krye një të zgjedhur të vitit 2015. Në Shkodër, 30 qershori dhe 2019-a nuk kanë hyrë ende: këto nocione të kohës dhe të politikës janë me vonesë, ashtu siç u ngulit me vonesë në këtë qytet edhe komunizmi i pas Luftës së Dytë.
Mazhoranca ka një bast të hidhur me Shkodrën të cilin do donte ta fitonte. Për shumë arsye, që kanë të bëjnë si me herën e parë, ashtu dhe të fundit socialiste në këtë qytet. Një fitore e bashkisë do të ishte e herës së parë dhe, po ashtu, do të shuante edhe turpërimin e herës së fundit.
Cinizmi qeveritar e përmbyll qëllimin hakmarrës, jo vetëm ndaj ndaj Shkodrës, por edhe publikut politik dhe shoqëror, bash te fakti se nuk mjaftohet me timonin dhe tepsinë e 30 qershorit, të cilat i mori të gjitha për vete. Shkodra e mbetur jashtë nuk përftohet si dëshmi e njëfarë normaliteti politik, por shihet si kështjellë që duhet bombarduar derisa të bjerë. Si në luftrat e Mesjetës kur pala kundërshtare hidhte me hobe në puset e kalave të rrethuara kafshë të ngordhura nga kolera, mazhoranca përdor bakteret e propagandës për ta bërë koronavirusin e Shkodrës të duket pak më i tmerrshëm se ai i Shqipërisë së pushtuar nga, natyrisht, ‘forcat e së mirës’.
Të cilat janë si gjithmonë socialiste.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38