Flash News

KRYESORE

Shtohen masat e sigurisë, pas atentateve në Barcelonë e në Rusi, ISIS kërcënon edhe Italinë

Shtohen masat e sigurisë, pas atentateve në Barcelonë e në

Pas atentateve në Barcelonë e në Rusi, ISIS kërcënon Italinë. Me anë të një postimi në kanalin e komunikimit të Shtetit Islamik në platformën social Telegram, Isis informon se objektivi i tyre i ardhshëm është Italia. Nuk është hera e parë që Shteti Islamik kërcënon Italinë e Vatikanin me video e imazhe mbi një sulm të mundshëm terrorist e prej kohësh qeveria italiane vazhdon të ruaj një alarm sigurie të nivelit 2 në territor.

Por sulmet e fundit terroriste në Barcelonë e Rusi kanë bërë që Ministria e Brendshme italiane të përpiloj një plan special sigurie territoriale për të blinduar rrugë, objekte e zona strategjike të qyteteve.

Po punohet mbi hipotezën e ndalimit të qarkullimit të makinave te marra me qera në zonat historike o turistike të qyteteve.

Gjithashtu Ministria e brendshme italiane po vlerëson mundësin e ngritjes së barrikadave të cimentove pranë zonave më nevralgjike në mjaft qytete si dhe pranë hyrjes në Vatikan.

Por krahas forcimit të aparatit të sigurisë në territor, Italia ka raforcuar punën e shërbimeve të inteligjencë ndaj personave të dyshuar si të indoktrinuar apo në lidhje me elementë radikalë të ISIS.

Gjatë orëve të fundit 3 shtetas të huaj, 2 marokenë e 1 sirian janë dëbuar nga territori italian si persona të rrezikshmë për sigurinë e vendit.

Gjatë 7 muajve të fundit ka shkuar në 70 numri i shtetasve të huaj të dëbuar nga Italia për lidhjet e tyre me ekstremizmin islamik. Ndërsa prej janarit të 2015 e deri më sot numri i të dëbuarve nga Itali për ekstremizëm fear ka shkuar në 202.

 Ndërkohë Ministria e Brendshme italiane informon se janë rreth 125 individë të tjerë në territorin italianë që mbikqyren e monitorohen si subjekte të rrezikshëm.

 

Të fundit